Meta në kalanë e Krujës: Gjendja është shqetësuese

Presidenti Ilir Meta ka vizituar sot Kalanë e Krujës e cila pësoi dëmtime nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Meta ka shkelur ‘perimetrin e sigurisë’, për të parë më nga afër dëmet që ky objekt ka pësuar, ndërsa tha se gjendja e kalasë është shqetësuese

“Gjendja është shqetësuese për arsye historike, pra ka një histori të lëvizjeve gjeologjike të vetë Krujës por në mënyrë të veçante pas situatës së krijuar pas tërmetit të 26 Nëntorit, transmeton Top Channel.

Është një monument mjaft i rëndësishëm. Po punohet për të bërë të gjitha vlerësimet në mënyrë që të merren masa për të ruajtur këto vlera që janë edhe krenaria jonë kombëtare”, tha presidenti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button