Filloi pagesa e parave nga TVSH-ja për tremujorin e parë nga llogaritë fiskale të skanuara

Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP) ka filluar me pagesën e kthimit të TVSH-së te qytetarët. Deri më tani, 16.600 qytetarë në xhirollogaritë e tyre kanë fituar para, ndërkaq deri në javën e ardhshme kthimi do të kryhet te të gjithë qytetarët që kanë skanuar llogari fiskale në tremujorin e parë, njofton Portalb.mk.

“Në tremujorin e parë nga TVSH-ja ime janë skanuar gjithsej 22.670.713 llogari fiskale, është realizuar qarkullim i përgjithshëm me vlerë prej 11.423.978.620 denarë, me TVSH të llogaritur gjithsej 1.241.628 denarë. Kthimi i 15% të TVSH-së së paguar te qytetarët për tre mujorin e parë është në lartësi prej 186.215.194 denarë gjegjësisht 3 milionë euro”, thonë nga DAP.

Ministrja e Financave, Nina Angellovska ka thënë se sipas të dhënave, më së shumti kanë skenuar llogari banorët e Aerodromit, Kisella Vodës, Qendrës, Karposhit, Manastirit dhe Shtipit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button