Nata e dytë e Këngës Magjike, surprizat dhe artistët që do të këndojnë sonte

Është hapur mbrëmjen e djeshme edicioni i 21-të i Këngës Magjike me natën e parë gjysmëfinale. Këtë vit, Kënga Magjike ka një mision fisnik, sepse të ardhurat që do të grumbullohen nga biletat do të shkojnë për të ndërtuar shtëpitë e shkatërruara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit në Durrës.

Sonte, të tjerë artistë Big dhe të rinj do të ngjiten në skenën e festivalit për të interpretuar këngët e tyre pjesëmarrëse në garë.

23 artistë Big dhe 18 New Artist, sonte do të prezantojnë performancat e tyre në skenën magjike.

Për të votuar këngëtarët tuaj të preferuar dërgoni mesazh me tekst “VOD XX” ku XX është kodi i këngëtarit në numrin 0697000017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button