Shqipëria tashmë me kryeprokuror të ri

Me 101 vota pro Kuvendi i Shqipërisë ka zgjedhur Olsian Çelën prokurorin e ri të përgjithshëm. Pasi ka bërë betimin në kushtetutë kreu i akuzës është marrë në mbrojtje të gardës, ndërsa Prokurorja, e cila qëndroi për dy vite në detyre mori 11 vota pro dhe sfidantja e tretë Fatjona Memçaj 8 vota. 

Me 101 vota pro Kuvendi i Shqipërisë ka votuar Olsjan Çelën  për kreun e ri të akuzës shqiptare. Kryeprokurori ndoqi në sallë votimin, por duke qëndruar i ftohtë, transmeton OraNews.

Pas votimit, Çela është betuar mbi kushtetutë në sallën e seancës plenare pas formulës së lexuar nga kreu i kuvendit Gramos Ruçi.

Çela ka preferuar të flasë në një moment të dytë për mediat, por menjëherë ai është vënë nën mbrojtjen e gardës.

Në votim u hodhën edhe dy kandidatet e tjera të cilat  morën një minorancë votash. Prokurorja e përkohshme, e cila qëndroi për afro dy vite në detyre Arta Marku mori vetëm  11 vota ndërsa Fatjona Memçaj 8 vota.

Zgjedhja e prokurorit të ri erdhi pas një sërë procedurash  të kryera nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, i cili pas intervistimeve të bëra ne seance publike u rendit i pari nga tre kandidatët që kandiduan për postin e kryeprokurorit.

Çela do të qëndrojë në detyre për 7 vite  pas ndryshimeve të fundit të Reformës në Drejtësi, ndërsa Arta Marku kalon automatikisht prokurore në Prokurorinë e Apelit ose Gjyqtare në  Gjykatën e Apelit.

Me ligjin e ri kryeprokurori ka rol administrative dhe mund të përfaqësojë prokurorinë në gjykatën e lartë dhe atë kushtetuese.

Olsian Çela

101 vota pro
2 vota kundër
10 vota abstenim

Arta Marku

11 vota pro
22 vota kundër
78 abstenim
2 nuk morën pjesë në votim

Fatjona Memçaj

8 vota pro
16 vota kundër
87 abstenim
3 nuk morën  pjesë në votim

Po ashtu kuvendi miratoi në parim me 92 vota pro, 15 kundër dhe 3 abstenim pr/ligjin për buxhetin 2020.

Ndërsa me 112 vota pro miratuan aktin normativ për dhurimin e 17 apartamenteve për familjarët e viktimave të shkaktuara nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button