Vuçiq: Po të vendoste Putini në 99-ën, ne kurrë s ‘do të bombardoheshim

Presidenti Aleksandër Vuçiq tha se ai ishte mirënjohës ndaj Rusisë për mbështetjen e saj për ligjin ndërkombëtar për Kosovën dhe ruajtjen e integritetit territorial të Serbisë.

Ai këtë e tha në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin rus Vladimir Putin, njofton Klan Kosova.

Vuçiq i i përcolli kreut të shtetit rus “pritshmëritë e vogla për të ardhmen në lidhje me negociatat me palën shqiptare”.

“Para së gjithash, duke pasur parasysh deklaratat, njoftimet dhe përpjekjet e shqiptarëve për të nxitur njohjen e mëtutjeshme të pavarësisë së Kosovës e që të mos Serbia të mos marrë asgjë”, tha Vuçiç.

Kjo sipas tij nuk është as e mundur as realiste dhe se nuk do të ndodhë.

Vuçiq përsëriti mirënjohjen e tij për Putinin për mbështetjen e vazhdueshëm që i ka dhënë Serbisë.

Putin tha se qëndrimi i Rusisë për Kosovën është i pandryshuar dhe se marrëveshja duhet të bazohet në rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244.

Ai tha se Rusia është e gatshme të mbështesë një zgjidhje të mundshme kompromisi nëse kjo arrihet midis Beogradit dhe Prishtinës duke shtuar se Rusia “do të jetë në anën e Serbisë”.

Ai theksoi se Rusia është “për një zgjidhje paqësore të krizës së Kosovës, respektimin e sovranitetit dhe integritetit të Serbisë dhe për respektimin e duhur të të drejtave të të gjitha grupeve etnike”.

Vuçiq shprehu edhe mirënjohje ndaj Putinit për angazhimin e tij personal.

“Po të vendoste Putini në 1999-ën, ne kurrë s ‘do të bombardoheshim”, shkruan B92.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button