“Hap pas hapi” kërkoi nga Komuna e Tetovës lehtësime për personat me aftësi të kufizuara

“Hap pas hapi” sot në hapësirat e Komunës së Tetovës kërkoi qasje më të lehtë për personat me aftësi të kufizuara deri te shërbimet publike, përmirësimin e kapaciteteve të pushtetit lokal dhe sektorit civil për të siguruar të dhëna për gjendjen e personave me aftësi të kufizuara. Pjesëmarrëse në prezantimin e projektit ishte Teuta Arifi, e cila potencoi se komuna me të cilën udhëheq ajo ka kryer një sërë aktivitetesh për përmirësimin e kushteve për personat me aftësi të kufizuara, shkruan Portalb.mk.

Fondacioni për iniciativa arsimore dhe kulturore “Hap pas hapi” aktualisht e realizon projektin “Partneritete gjithëpërfshirëse në bashkësitë”, i cili është I financuar nga Komisioni Evropian, nëpërmjet instrumentit evropian për demokraci dhe të drejta të njeriut (EDHIR).

Projekti që u prezantua në hapësirat e Komunës së Tetovës, sipas realizuesve ka për qëllim të zhvillojë dhe pilotojë model efektiv dhe gjithëpërfshirës për përmirësimin e kapaciteteve administrative dhe profesionale të palëve të interesuara në nivel lokal dhe nacional.

“Gjithashtu, kërkohet qasje më të lehtë për personat me aftësi të kufizuara deri te shërbimet dhe përfshirjen në jetën e bashkësisë nëpërmjet përmirësimit të kapaciteteve të pushtetit lokal në këtë drejtim si dhe përforcimin e organizatave qytetare të cilat I përfaqësojnë të drejtat e personave me aftësi të kufizuara për pjesëmarrje në proceset lokale të sjelljes së vendimeve.” thonë nga “Hap pas Hapi”.

Kryetarja e Komunës së Tetovës u shpreh e kënaqur që ky aktivitet mbahet pikërisht në Tetovë, qytet i cili sipas saj ka bërë intervenimet e duhura që këta persona t’i kenë mundësitë e barabarta me të tjerët.

“Jam shumë e kënaqur që ky aktivitet po mbahet në Tetovë, ne si komunë kemi bërë intervenimet e duhura që këta persona t’i kenë mundësitë e duhura për të ndjekur aktivitetet e këshillit komunal si dhe të kenë qasje në institucionet tjera me shërbim publik. Ky vit për ne ka qenë i mbarë në përkujdesjen për këta persona” tha Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button