Janë lënduar dy persona në një aksident në afërsi të Stacionit Hekurudhor në Shkup

Dy persona janë lënduar një një aksident rrugor që ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në orën 3:35 në udhëkryqin e bulevardit “Kuzman Josifovski Pitu” dhe “Nikola Karev në Shkup, afër Stacionit Hekurudhor.

Siç konfirmojnë nga MPB-ja, aksidenti ka ndodhur midis makinës “ford fokus” me targa të Shkupit të drejtuar nga D.S. (23) dhe “mercedes” me targa të Velesit të drejtuar nga V.N. (23) nga Shkupi.

Personat e lënduar janë transferuar në Qendrën Urgjente.

Është kryer ekspertizë nga ana e SPB-Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button