Moti i keq shkaktoi 5 viktima në Francë

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën në Francë si pasojë e motit të keq, me reshje të dendura shiu dhe përmbytje. Tre prej viktimave janë anëtarë të skuadrave të shpëtimit, të cilët po shkonin në një mision me helikopter kur u përplasën, shkruan Euronews, transmeton Portalb.mk.

Në rajonin e Varit, një bari u rrëmbye nga vërshimi i ujërave teksa përpiqej të largohej me automjetin e tij. Trupi i pajetë u gjet mbrëmjen e së dielës brenda automjetit, 300 metra larg vendit ku ishte parë për herë të fundit. Në të njëjtin rajon, pronari i një stalle u gjet i vdekur dy orë pasi u rrëmbye nga ujërat, teksa kishte dalë të shihte kafshët e tij.

Moti i keq ka përfshirë edhe rajonet Voklyz dhe Alpet juglindore të vendit, ku qytetet Mondilië dhe Kanë kanë qenë ndër më të prekurat e ku autoritetet kanë mbyllur shkollat dhe institucione të tjera publike. Në Alpe, zjarrfikësit morën 1500 telefonata emergjence dhe u shkuan në ndihmë 107 personave që ndodheshin në vështirësi, duke i strehuar në vende më të sigurta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button