Gjesti i mirë i KF Ramiz Sadikut (VIDEO)

Klubi i futbollit “Ramiz Sadiku”, ka ftuar dy ekipe të grup-moshave të reja nga Shqipëria, për të luajtur ndeshje miqësore si shenjë solidarizimi për shtetin që ditë më parë u prek nga tërmeti fatal.

Akademia e Tiranës dhe e ajo e Dinamos, erdhën në Prishtinë, ku për disa orë harruan situatën e vështirë duke luajtur futboll me bashkëmoshatarët e tyre nga Kosova.

Përveç këtij organizimi, klubi nga kryeqyteti e ndihmoi Shqipërinë edhe me mjete financiare.

Ndeshjet u zhvilluan në kategorinë e pionierëve, fatosave dhe para-fatosave, gjenerata U-11, e rezultati ishte në plan të dytë.

Njëri nga trajnerët e klubit “Ramiz Sadiku”, Granit Dervisholli, tregoi qëllimin e këtyre ndeshjeve miqësore, raporton “Sporti në KTV”.

Nga ana tjetër, trajnerët nga Shqipëria e vlerësuan lart ftesën nga “verdhezinjtë”, duke potencuar se për futbollistët e tyre ishte e domosdoshme largimi njëditor nga ajo situatë e vështirë.

Futbollistët e vegjël të Tiranës e Dinamos, u shprehen shumë të lumtur për vizitën e tyre në Kosovë pikërisht në këtë kohë.

Ndërsa futbollistët e gjeneratës U-11 të “Ramiz Sadikut”, u gëzuan për vizitën e shokëve nga Tirana dhe Dinamo.

Në mbrëmje i erdhi fundi një dite të gjatë me shumë ndeshje futbolli në fushat ndihmëse të “Ramiz Sadikut”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button