Mbi 7 mijë vende të lira të punës në Maqedoninë e Veriut

Në tremujorin e tretë të vitit, janë mbi 7,791 vende të lira të punës, sipas Entit shtetëror të statistikës (ESHS), transmeton Portalb.mk.

Sipas ESHS-së, në prodhimtari ka pasur rreth 2 mijë vende të lira, ndërsa në repartin e automjeteve dhe motoçikletave gati 1 mijë e 500 vende të lira.

Në shërbime administrative ka pasur 742 vende të lira, ndërsa 402 vende në shëndetësi dhe kujdes social, ndërsa 237 vende të lira në fushën e arsimit.

Mbi 2 mijë punëtorë janë kërkuar në kompanitë që kanë më shumë se 250 punëtorë, ndërsa sipas rajoneve, dallohet rajoni i Shkupit me 3,678 vende të lira.

Vende të lira pati edhe në transport, informim e komunikim, ndërtimtari, financa dhe sfera të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button