Shkup, po vendosen validatorë te dera e prapme e autobusëve për të shmangur turmat

Në autobusët e NQP “Shkupi” dhe transportuesit privatë po vendosen validatorët te dera e prapme. Validatorët janë instaluar në 145 autobusë. Instalimi i validatorëve është në kuadër të marrëveshjes që NQP “Shkup” e ka lidhur me “Telekomin  e Maqedonisë”, me të cilin, mes tjerash, parashikohet edhe përfshirjes së biletës për një vozitje dhe aplikacionin për telefonat e mençur, njofton SDK, transmeton Portalb.mk.

“Me instalimin e validatorëve te dera e prapme, do  të mundësohet lëvizje më e shpejtë e pasagjerëve dhe ulje të turmave te dera e përparme e me këtë edhe shkurtim të kohës së qëndrimit të autobusëve në stacione” thotë drejtori i NQP-së “Shkup” Kristijan Çushkov.

Nga NQP “Shkup” thonë se këtë muaj në qarkullim publik do të fillojë përdorimi i biletës për një vozitje. Çmimi do të jetë 50 denarë, ndërsa pasagjerët do të mund t’i blejnë edhe në autobusë.

“Çmimet tjera mbeten të njëjta, vetëm përfshihet shërbim i ri – biletë për një vozitje, që iu nevojitet qytetarëve të cilët rrallë e përdorin autobusin dhe pasagjerët nga qytete tjera dhe turistët“, ka shtuar Çushkov.

Në suaza të marrëveshjes për mbindërtim të sistemit për arkëtim elektronik po përgatitet edhe aplikacion i ri për telefonat e mençur që qytetarët do të munden vetë ta plotësojnë kartelën “e Shkupit”, por që të kenë pasqyrë vazhdimisht për shumën që e kanë në llogarinë e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button