Sot pritet arritja e marrëveshjes VV-LDK

Sot pritet të bëhet nënshkrimi i marrëveshjes për koalicionin qeverisës në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Detajet lidhur me ndarjen e ministrive, postin e presidentit dhe kryetarit të parlamentit të Kosovës ende nuk dihen zyrtarisht.

Në takimin që u mbajt të shtunën në mes të Isa Mustafës dhe Albin Kurtit, u tha se është përmbyllur 100 përqind harmonizimi i programit qeverisës, duke u pajtuar për të gjitha çështjet e hapura.

Ndërsa sa i përket kabinetit qeverisës, u bë e ditur se do të jenë 12 ministri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button