Zaevi në Mali të Zi: Politikat e majta janë ardhmëria e rajonit dhe Evropës

Kryetari i LSDM-së dhe kryeministri, Zoran Zaev, i shoqëruar nga nënkryetarja e LSDM-së dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska dhe sekretarit ndërkombëtar, Dane Taleski, ka pasur fjalim në Kongresin e Partisë Demokratike Socialiste (DPS) të Malit të Zi, parti simotër e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë.

Në fjalimin, kryetari i LSDM-së dhe kryeministri porositi se politikat e majta janë politika të progresit dhe prosperitetit të rajonit dhe tërë Evropës.

“Koha e politikave të populzmit, nacionalizmit, radikalizmit kaloi. Politikat e majta do të jenë ardhmëria e rajonit dhe Evropës”, vlerësoi kryeministri Zaev.

Ai dërgoi përshëndetje si kryeministër i një populli multietnik në shtetin tonë dhe si kryetar i LSDM-së, nga socialdemokratët në vend dhe se lufta për vlerat socialdemokrate vazhdon, për ndihmë më të madhe sociale, pensione, rroga më të larta, rrogë minimale më të lartë, jetë më të mirë dinjitoze për qytetarët.

Në Kongresin janë të pranishëm mysafirë nga Shqipëria, BeH-ja, Serbia, Kroacia, ambasadorë, përfaqësues ndërkombëtarë, të Internacionales socialiste, ndërsa në video fjalime porosi dërguan kryeministri i Finlandës, kryetari i Socialdemokratëve sllovenë dhe kryetari i Parlamentit të Sllovenisë, kryetari i Partisë së Socialistëve evropianë, kryetarja e Grupit të socialistëve dhe demokratëve në PE, nga PSD – Gjermani. U dëgjuan porosi të fuqishme të përkrahjes të perspektivave evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe përcaktimi reformues i shteteve. Si të rëndësishme, janë potencuar politikat sociale dhe ekonomike dhe sundimi i së drejtës. Në Kongres është shprehur solidaritet dhe është shtrirë dora e e ndihmës ndaj Shqipërisë mike pas tërmetit të fuqishëm në Durrës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button