LSDM-ja kërkoi “lexim autentik të Ligjit për të parandaluar faljet e paligjshme të Ivanovit”

Partia në pushtet, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM), sot ka kërkuar lexim autentik të nenit 11 të Ligjit për amnisti. Siç thonë nga atje, qëllimi është të parandalohen paralajmërimet që të kthehet falja e paligjshme e ish presidentit të Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov, njofton Portalb.mk.

“Kjo është mundësi për deputetët e opozitës së udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja, që të tregojnë se a janë për drejtësi apo do t’i dëgjojnë kriminelët. Hristian Mickoski le t’i thërrasë deputetët e VMRO-DPMNE-së të votojnë për Kërkesën”, thanë nga LSDM-ja.

Nga atje kanë akuzuar se pas iniciativës së miratuar në Gjykatën Kushtetuese qëndron VMRO-DPMNE-ja, dhe se me çeljen e kësaj procedure për vlerësim të nenit 11 të Ligjit për amnisti, paraqitet rrezik i madh për procedurat që zhvillohen dhe që dalin nga materiale e përgjuara – “bombat”.

Kjo vjen ngaqë paraprakisht gjashtë gjykatës kushtetuese kanë votuar “për” iniciativën për rishqyrtim të kushtetutshmërisë së nenit 11 të Ligjit për plotësim të Ligjit për falje të vitit 2016-të, që i ka mundësuar ish presidentit Gjorge Ivanov të shkatërrojë faljen për 56 personave, shumica e të cilëve janë radhë e VMRO-DPMNE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button