Shkup: U prezantua propozim Strategjia për Energjetikë për periudhën 2020-2040

Sot u prezentua Draft Strategjia për Energjetikë për periudhën 2020-2040, e përgatitur nga Qendra Kërkimore për Energji dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Propozim-strategjia është punuar në bashkëpunim me “Pricewaterhouse Coopers Consulting (PwC)”, dhe të gjitha institucionet përkatëse qeveritare, komunitetin e biznesit, OJQ-të, ndërsa është mbështetur financiarisht me grant nga Britanisë së Madhe dhe Irlanda e Veriut.

Zëvendëskryeministri Angjushev, theksoi se një strategji e tillë duhej të ishte miratuar në vitin 2015, nga Qeveria e mëparshme e cila për fat të keq nuk ndodhi, dhe se Qeveria aktuale menjëherë pas miratimit të Ligjit për Energji në maj 2018, filloi të përgatisë Strategjinë e re.

“Strategjia përfshin të gjitha tendencat botërore, por të përshtatura me situatën aktuale në vend. Përshtatur me burimet energjetike që kemi, të cilat nuk janë shumë të pasura, por të përshtatura me mundësitë tona për zhvillimin e energjisë, me një objektiv parësor – të plotësojmë nevojat energjetike të qytetarëve të vendit tonë, dhe jo të rrisim çmimin në mënyrë të konsiderueshme dhe të kihet parasysh politika e çmimit të energjisë, e cila është shumë e rëndësishme, pasi kontribuon në koston e secilës familje, por edhe në krijimin e çdo produkti në industri, si një nga kostot thelbësore të prodhimit “, nënvizoi Angjushev.

Strategjia e re parashikon investime në sektorin e energjisë që arrijnë shumën rreth 17 miliardë euro.

“Nuk është e mundur ta bëjmë gjithë punën brenda natës, veçanërisht jo për prodhimin themelor të energjisë, por duhet të përpiqemi për këtë. Të gjithë ata që kanë qenë skeptikë se kjo nuk mund të bëhet në bazë të tregut, me projektin që kemi realizuar së bashku me zyrën time dhe Ministrinë e Ekonomisë, mendoj se e kemi dëshmuar të kundërtën. Është kënaqësi e madhe t’ju informoj se ankandi elektronik për 19 megavatë
nga 35 megavatë ka mbaruar dhe tashmë pritet në buxhet të përfshihen mbi 2.5 milion euro vetëm nga ankandet e deritanishme, dhe e-ankandi elektronik do të vazhdojë parcelat e mbetura, një nga 10MV dhe tre nga 1MV për të cilat pres që të shtohen fonde të reja në këto 2.5 milion euro, ” tha Angjushev.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi theksoi se është shumë e rëndësishme para se të prezantohet Strategjia për Zhvillimin e Energjisë për 20 vitet e ardhshme, të kujtojmë zbatimin e reformave që janë bërë në këtë sektor dy vjet e gjysmë më parë.

Ministri potencoi që kundër Maqedonisë së Veriut ishin hapur akuza nga komuniteti i energjisë për mungesë aktivitetetesh në këtë sferë sepse nuk ishte miratuar Ligji për energjetikë, as Ligji për efikasitet energjetik dhe theksoi se kjo strategji që është prezantuar sot duhej të ishte gati që nga viti 2015.

“Që nga formimi i qeverisë së re, menjëherë filluam të punojmë në rekomandimet e Komunitetit të Energjisë dhe filluam shpejtë me zbatimin e reformave. Sot, pas dy vjet e gjysmë nga i njëjti Komunitet i Energjisë, kemi njohjen që Maqedonia e Veriut është kampione në zbatimin e reformave në fushën e energjisë ”, theksoi Ministri.

Bekteshi shtoi se sektori i energjisë është i rëndësishëm për çdo vend sepse energjia është e lidhur me pothuajse të gjitha industritë e tjera.

“Të gjitha vendet e zhvilluara që duan të kenë rritje ekonomike pa investuar në mënyrë të qëndrueshme në sektorin e energjisë, nuk do arrijnë ta bëjnë këtë. As nuk do të kishte një efekt shumëzues në industri të tjera. Ne si Ministri e Ekonomisë do të vazhdojmë të punojmë siç kemi punuar deri më tani.Jo vetëm të miratojmë dokumente, jo vetëm të miratojmë ligje, jo vetëm të sjellim strategjinë letër për t’i paraqitur Komunitetit të Energjisë, por për të marrë parasysh të gjitha sugjerimet që vijnë nga Strategjitë e tilla dhe pastaj t’i zbatojmë ato. Qëllimi ynë është të vazhdojmë të krijojmë një sektor të energjisë që do të kontribuojë në zhvillimin e përgjithshëm të ekonomisë “, tha Bekteshi.

Kryetari i Akademisë Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, Taki Fiti, theksoi se energjetika është gjaku i ekonomisë dhe është shumë i rëndësishëm për qëndrueshmërinë e rritjes ekonomike të vendit.

Shkenca duhet të sigurojë përdorim më të madh të burimeve të energjisë së rinovueshme, së dyti të rrisë efikasitetin e energjisë dhe së treti, të sigurojë mbrojtjen e mjedisit, ekologjia është një komponent veçanërisht i rëndësishëm. Këto tre parime janë afirmuar veçanërisht në të gjitha dokumentet e miratuara nga Bashkimi Evropian, dhe i kushtohen kësaj çështje. Strategjia pason pesë shtyllat kryesore të energjisë të promovuara nga BE, deklaroi Fiti.

Prezantimi përmes videos realizoi Janez Kopac, i cili prezantoi pikëpamjet e Komunitetit të Energjisë mbi Strategjinë e Energjisë.

Përmbajtjen e Strategjisë për zhvilllimin e Energjetikës së Republikës së Maqedonisë së Veriut e prezantuan pjesëmarrësit nga kreu i Qendrës së Kërkimit të Energjisë dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm, Akademik Dr. Gligor Kanevçe dhe Dr Alexandar Dedinec.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button