Bertolini: Po rrezikoni t’i humbni paratë e BE-së për hekurudhën drejt Bullgarisë

Ndërtimi i hekurudhës drejt Bullgarisë nuk po përparon siç duhet, ndërsa vendi rrezikon të humbasë fondet që BE i ka dhënë nëse nuk ka përparim në realizimin e lidhjes hekurudhore. Nikola Bertolini, kreu i Sektorit për Bashkëpunim në Delegacionin e BE-së në Shkup, një deklaratë për “24TV“ tha se Maqedonia po i shfrytëzon pamjaftueshëm fondet e BE-së, njofton Portalb.mk.

– Kemi dhënë 70 milionë euro për të përfunduar hekurudhën nga Shkupi deri në Bullgari dhe kjo ende nuk është implementuar. Për më tepër, kemi dhënë edhe 60 milionë euro të tjera për të vazhduar të njëjtën linjë, por ky program nuk po përparon siç duhet ndërsa doemos duhet të përparojë. “Ne rrezikojmë t’i humbasim ato fonde deri në fund të projektit nëse nuk ka përparim,” thotë Nikola Bertolini.

Shteti, përmes Ministrisë së transportit dhe lidhjeve dhe NP për Infrastrukturë hekurudhore, nuk janë seriozë ndaj projektit për ndërtimin e hekurudhës drejt Bullgarisë. Ndërtimi i fazës së parë të lidhjes hekurudhore me Bullgarinë filloi në vitin 2014, me premtimin se hekurudha Kumanovë-Belakovc do të lëshohet në funksion deri në vitin 2016. Tre vjet më vonë, kjo hekurudhë jo vetëm që nuk është vënë në funksion, por aktualisht po ndërtohet me premtimin se do të lëshohet në vitin 2020.

Për fazën e dytë nga Belakovci në Kriva Pallankë vendi mori një kredi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në dhjetor 2014. Pesë vjet më vonë, ndërtimi i hekurudhës nuk ka filluar ende, dhe projekti ka ngecur në pjesën për përzgjedhje të ndërmarrjes për ndërtimin e hekurudhës.

Bertolini në një prononcim për “24TV” reagon për fondet e pakthyeshme që i ka dhënë BE-ja për ndërtimin e hekurudhës Belakovc-Kriva Pallanka në korrik të viti 2017. Me këtë grant u përgjysmoi borxhi i vendit tonë ndaj BERZH për realizimin e këtij segmenti të hekurudhës. Për më tepër, Maqedonia mori fonde të BE-së prej 60.8 milion euro përmes fondeve IPA të BE-së për ndërtim të fazës së tretë të projektit midis Kriva Pallankës dhe Deve Bairit.

Meta.mk ka shkruar në vazhdimësi për vonesën serioze në zbatimin e projektit për lidhje hekurudhore midis Maqedonisë dhe Bullgarisë. Në vend që të vihet në funksion këtë vit, premtimi më i ri për linjën hekurudhore Kumanovë-Belakovc është se trenat do të mund të qarkullojnë në vitin 2020. Deri më tani janë shpallur dy tenderë për fazën e dytë të projektit, ndërsa premtimi i qeverisë është që ndërtimi do të fillojë vitin e ardhshëm.

Hekurudha drejt Bullgari ka filluar të ndërtohet në vitin e largët 1994 dhe deri tani disa herë është paralajmëruar në mënyrë pompoze se do të përfundojë, por realizimi është ndërprerë në mënyrë të heshtur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button