Vazhdojnë gërmimet për varrezë të dyshuar masive në Prishtinë

Autoritetet përgjegjëse në Prishtinë po vazhdojnë gërmimet për një varrezë të dyshuar masive me mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Gërmimet, që kanë nisur këtë javë, janë duke u bërë në kompleksin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, transmeton REL.

Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur, ka thënë se ndonëse sot është dita e tretë e gëmimeve, autoritetet ende nuk kanë hasur në ndonjë mbetje mortore.

“Deri më tani nuk është hasur në mbetje mortore ose ne pjesë kockore të viktimave të luftës dhe as në gjurmë apo vend varrezë të mundshme të jashtëligjshme masive apo individuale”, tha Gara.

Gërmimet në këtë lokacion po bëhen pas marrjes së informacioneve nga disa qytetarë se aty mund të ketë varrezë masive nga periudha e luftës së vitit 1999 në Kosovë.

Nga kjo luftë ende mbeten të zhdukur edhe rreth 1,600 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button