Posta dhe Kryqi i Kuq i RMV-së me aksione për mbledhje të ndihmave për Shqipërinë

Edhe Posta e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Maqedonisë së Veriut, kanë organizuar mbledhje të ndihmave bazike dhe të domosdoshme, në shenjë solidarizimi dhe ndihme për fatkeqësinë që goditi Shqipërinë/Durrësin, mëngjesin e 26 nëntorit, njofton Portalb.mk.

Mbledhja e ndihmave konsiston në:

  • Ushqim të konservuar
  • Batanije
  • Mjete higjienike
  • Kontribute monetare sipas mundësisë

Duke filluar prej sot, (28 nëntor) deri të shtunën (30 nëntor), për çdo ndihmë tuaj mund të drejtoheni në sportelet e Postës së Maqedonisë së Veriut.

Gjithashtu mund të ndihmoni me 100 den për thirrje, duke u paraqitur në numrat: 070/143-400, 075/143-400   077/143-400

Personat dhe kompanitë e interesuara mund të dhurojnë gjithashtu përmes llogarisë së Fondit të Solidaritetit 300000001327966.

BANK NAME: KOMERCIJALNA BANKA AD SKOPJE
BANK ADDRESS: UL. ORCE NIKOLOV NO.3, 1000 SKOPJE, NORTH MACEDONIA
BANK ACCOUNT: 300000000000133 25730522-11
SWIFT CODE: KOBSMK2X
IBAN CODE: MK07300701000001228

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button