Ahmeti: Me LSDM-në nuk kemi diskutuar për ndryshimin e modelit zgjedhor

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, deklaroi sot se me partnerin e koalicionit Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) nuk kanë diskutuar për ndryshim të modelit zgjedhor, njofton Portalb.mk.

“Mendojmë dhe vlerësojmë se çështja e modelit zgjedhor është çështje që duhet konsensus më i gjerë ndërtpartiak, kështu që ne mendojmë që respektohen të gjitha direktivat dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe të komunitetit ndërkombëtar”, tha Ahmeti.

I pyetur se pse BDI është kundër të ketë vetëm një njësi zgjedhore, Ahmeti u përgjigj se ata kanë sjellë përfundim se nuk ka kohë të mjaftueshme për diskutim dhe për përpunimin e rregullave të reja zgjedhore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button