Komuna e Kumanovës ka ndarë mjete për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Edhe Komuna e Kumanovës ka ndarë mjete në vlerë prej 300.000 denarëve për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, transmeton Portalb.mk.

“Sot këshilltarët e Këshillit të Komunës së Kumanovës, në një seancë të jashtëzakonshme, morën vendim për pagimin e fondeve nga Buxheti i Komunës së Kumanovës me qëllim ofrimin e ndihmës humanitare për popullatën e prekur nga tërmeti shkatërrues në Bashkinë e Durrësit – Republika e Shqipërisë”, thuhet në kumtesë.

Nga atje njoftojnë se nga buxheti i komunës për vitin 2019, do të paguhen mjete në vlerë 300,000 denarë. Fondet do të përdoren për prokurimin e ushqimit dhe produkteve sanitare-higjienike që do të dhurohen si ndihmë humanitare për popullatën e goditur nga katastrofat në bashkinë binjake të Durrësit – Republika e Shqipërisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button