Kryeministri Rama: Na duhen ndihma monetare, jo materiale (VIDEO)

Sot, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se për të luftuar pasojat e tërmetit tragjik të 26 nëntorit të 28-nëntorit, na duhen ndihma monetare, dhe jo materiale, njofton Portalb.mk.

“Plaga është tek mungesa e banimit dhe strehimit. Ndaj duhet të fokusohemi tek ky kontribut. Për këtë kontribut unë mendoj që është shumë pozitive dhe ndihmëse për ne që në komitetin kombëtar të rindërtimit të na përfshihen edhe organizatat që kanë grumbulluar një sasi të konsiderueshme monetare nga kontributet e të gjithë njerëzve nëpër botë, pro edhe brenda Shqipërisë që do të jenë në tryezë për të garantuar bashkëpunim, për të qenë një me qeverinë në këtë situatë. Është me rëndësi që planet dhe projektet të jenë të koordinuara”, tha Rama.

Ai ka premtuar se të gjitha investimet që do të hynë në Shqipërisë në formë të donacioneve, por edhe që do të ndahen nga buxheti, do të shfrytëzohen me transparencë.

“Do të garantojmë një transparencë në përdorimin e çdo qindarke, qoftë nga buxheti, qoftë nga donatorët. Çdo qindarkë, çdo euro, çdo dollarë do të jetë i supermonitoruar nga shumë sy dhe do të jepet llogari për çdo shpenzim. Do bëjmë një transparencë të plotë për mënyrën si do zbatohen planet e financimit”, tha Rama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button