Qyteti i Shkupit ndau 3 milionë denarë për të ndihmuar Shqipërinë nga tërmetet

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov ka njoftuar se janë ndarë 3 milionë denarë për të ndihmuar Shqipërinë në përballjen e katastrofës së shkaktuar nga seria e tërmeteve të cilat filluan më 26 nëntor të 2019-s, transmeton Portalb.mk.

“Në kuadër të mundësive të tona teknike që dje Qyteti i Shkupit dërgoi dy ekipe të cilat janë në Durrës. Njëri ekip është i përbërë nga 4 zjarrfikës, derisa ekipi i dytë është e përbërë nga persona teknikë të cilët menaxhojnë me dronë termal dhe me kamera termale. Ky vendim është në sasinë të cilën Qytetit i Shkupit tradicionalisht në raste të tilla, dhe ajo është 3 milionë denarë”, tha Shilegov.

Përndryshe, me qindra tërmete me epiqendër në Shqipëri, kanë shkaktuar viktima në njerëz në Shqipëri. Më i fuqishëm ka qenë ai i orës 4 të mëngjesit së 26 nëntorit, me lartësi prej 6.4 ballë, i cili ka zgjatur 30 sekonda dhe ka qenë i thellë deri në 40 kilometra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button