40 mijë administratorë do t’i bashkohen “Mos u bëj mbeturinë”, “do të pastrojnë hapësira publike” tha Mançevski (VIDEO)

40 mijë administratorë, më 14 dhjetor do t’i bashkohen iniciativës qytetare “Mos u bëj mbeturinë” për pastrimin e hapësirave publike, deklaroi ministri për Administratë dhe Shoqëri Informatike, Damjan Mançevski, transmeton Portalb.mk.

Nëpunësit do të jenë nga shëndetësia, nga shkollat fillore dhe çerdhet, kurse ata që nuk do të mund të marrin pjesë në aksion, do të pastrojnë rreth objekteve të institucioneve shtetërore.

Qëllimi i kësaj, siç deklaroi Mançevski është të rritet vetëdija e qytetarëve, për pastërti në hapësira publike.

“Shpreso se në këtë mënyrë do të ndikojmë në vetëdijen e qytetarëve dhe hapësirat do të jetë më të pastra”, tha Mançevski.

Hapësirat e pastruara do të publikohen më pas, ndërkaq për aksionin janë siguruara edhe mjetet e nevojshme.

“Mos u bëj mbeturinë” është iniciativë qytetare e cila ka për qëllim të pastrojë hapësira publike të mbushura me mbeturina. Qëllimi i tyre është të ngritët vetëdija te qytetarët për ruajtjen e ambientit jetësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button