Sinjalin e parë për Qeverinë teknike, Xhaferi e pret deri më 31 dhjetor

Sinjalin e parë për Qeverinë Teknike të Maqedonisë së Veriut, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi e pret deri më 30 dhjetor të këtij viti, transmeton Portalb.mk.

“Sinjalet e para se do të ketë Qeveri Teknike dhe marrëveshje për zgjedhje të parakohshme më 12 prill të 2020-s, Kuvendi e pret më 30 dhe 31 dhjetor”, tha Xhaferi në takimin joformal me gazetarët, dhe bëri të ditur se seanca për zgjedhjen e Qeverisë Teknike do të jetë më 3 janar të 2020-s.

Ai gjithashtu ka deklaruar se nuk ka informata se do të shtyhen zgjedhjet, megjithatë përsëriti qëndrimin e shprehur më parë, se “nëse Protokolli për anëtarësimin e RMV-së në NATO nuk arrihet të ratifikohet deri më 12 shkurt kur edhe do të shpërndahet Kuvendi, ai nuk do ta thirr Kuvendin pasi të shpërndahet i njëjti”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button