FSK-ja do të shënon “Ditën e Forcës”

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) të mërkurën do të shënojë Ditën e Forcës- Ushtrisë së Kosovës.

Ceremonia mbahet në kazermën „Adem Jashari“ në Prishtinë, nga ora 11:00.

Në ceremoni do të marrin pjesë: Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, gjeneralë, oficerë, mysafirë, personalitete shtetërore dhe akademike, transmeton Klan Kosova.

Me fjalë tematike do të paraqiten presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Në fund të ceremonisë do të ndahen dekorata dhe mirënjohje për stafin e dalluar të Ministrisë së Mbrojtjes dhe oficerët dhe nënoficerët e dalluar të FSK-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button