Përplasjet me Ronaldon, Sarri sqaroi gjithçka

Nuk ka çështje Cristiano Ronaldo te Juventusi.

Këtë ka lënë të kuptohet tekniku i “Zonjës së Vjetër”, Maurizio Sarri, i cili në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së Champions League ndaj Atletico Madrid ka komentuar konfliktin me yllin luzitan, transmeton OraNews.

Nuk di për lajmet që qarkullojnë në Torino, e lëre më në Spanjë. Marrëdhënia ime me lojtarin është e mirë. Nëse dikush zemërohet për zëvendësimin, është një gjë pozitive, veçanërisht nëse ata kanë fituar gjithçka dhe akoma kanë një motivim kaq të madh. Siç kam thënë për 25 vjet tani, unë e kuptoj pse lojtarët zemërohen për zëvendësimin, kështu që nuk më bën të ndjehem i revoltuar, por i ftohtë,” deklaroi Sarri.

Një mesazh me të vërtetë i mirë ky për Ronaldon, të cilit i duhet të bëj autokritikë në ndeshjen e nesërme kundër rivalit të tij edhe në La Liga.

Në media qarkullonte një lajm që mes Ronaldos dhe Sarrit ka pasur përplasje fizike, diçka e ndodhur pas atij zëvendësimi të 34-vjeçarit në sfidën me Milanin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button