Ndihma e Shpejtë, Ministria deri tash ka punësuar 68 mjekë nga 100 sa premtoi (Infografik)

Ministria e Shëndetësisë deri tash ka punësuar 68 mjekë nga 100 sa premtoi se do të realizojë gjatë këtij vit, si masë për fuqizim të shërbimit të ndihmës së shpejtë në Maqedoninë e Veriut, njofton Portalb.mk.

Krahas tyre, në rrjedhë është edhe punësimi i 13 mjekëve të tjerë, me përfundimin e të cilave numri pritet të arrijë deri në 81.

Në shërbimin e ndihmës së shpejtë janë punësuar edhe 41 motra medicinale dhe 20 vozitës të autoambulancave. Në rrjedhë është procedura për punësimin e 15 motrave medicinale dhe 2 vozitësve.

Venko Filipçe

Më së shumti punësime, ka pasur në Shtëpinë e Shëndetit në Shkup, gjithsej 18. Pas saj, vjen Dibra dhe Gostivari me 1 punësime, dhe Manastiri dhe Tetova me nga 9 punësime. Asnjë punësim nuk është realizuar në Strugë, ku procedura për punësimin ende është në rrjedhë.

“Punësimet e reja po bëhen në vazhdimësi, me procedura të ndryshme dhe me dinamikë të ndryshme”, tha Filipçe në pyetjen e Portalb.mk për punësimet.

Premtimin për punësimin e 100 mjekëve në këtë shërbim, e ka dhënë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe si masë e fuqizimit të shërbimit të ndihmës së shpejtë.

Për të fuqizuar shërbimin e ndihmës së shpejtë, vitin e kaluar janë blerë 12 autoambulanca e ndërkaq në rrjedhë është edhe blerja e 7 të tjerave.

Nga ana tjetër, Venko Filipçe ka disa muaj që premton “se së shpejti do të fillojë debati publik për analizën e fizibilitetit të ndihmës së shpejtë”, por e njëjta do të presë edhe përfundimin e analizës së fizibilitetit për fertilizimin “In vitro” dhe për Spitalin e Qytetit “Shën Naumi i Ohrit”.

“Nuk do të ndërmarrin asgjë para se ti publikojmë publikisht. Presim të përfundojnë edhe të tjerat, si për Fertilizimin ‘In Vitro’ dhe për Spitalin e Qytetit ‘Shën Naumi i Ohrit’”, tha Filipçe.

Përndryshe, të dhënat treguan se RMV-ja ka autoambulancat të vjetra prej më shumë se 1 dekadë, e ndërkaq ekspertët e konsultuar nga Portalb.mk, të cilët më parë janë marrë me servisimin e veturave të autoambulancave të Ndihmës së Shpejtë, kanë vlerësuar se kriter i ndërrimit dhe servisimit të autoambulancave duhet të jetë përdorimi i veturave dhe kilometrazhi i kaluar. U kërkua që të ketë rregullore të veçantë për servisim dhe ndërrim të autoambulancave. Sipas të njëjtit, një autoambulancë e Ndihmës së Shpejtë nuk duhet të ketë më shumë se 10 vjet përdorim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button