fbpx

Nga lufta e krimit dhe korrupsionit tek shengeni ballkanik, Rama prezantoi 7 prioritetet

Pavarësisht vendimit për të mos hapur negociatat, kryeministri Edi Rama thotë se qeveria do të vazhdojë punën dhe do të fokusohet në 7 prioritetet kryesore, njofton Ora News.

Këto 7 prioritet janë

1- Përshkallëzim i luftës kundër krimit dhe korrupsionit

2-Duke filluar nga 1 janari i vitit të ardhshëm dhe deri në fund 2020 të mbyllen të gjitha sportelet që i shërbejnë qytetarëve dhe shërbimet të bëhen online. Së paku aplikimit, se jo cdo shërbim mund të mbyllet. Në 1 janar do të jenë 40% e shërbimeve që do jepen online. Deri në qershor do të shkojnë 67 % dhe deri në fund të vitit thuajse 100%.

3-Energjia dhe infrastruktura. Kemi një paketë të tërë ndryshimesh dhe investimesh që do të lancohet në javët e ardhshme me disa investime në infrastrukturë dhe energji.

4-Regjimi i ri në vijën bregdetare. E kemi parë që vija bregdetare iu është marrë qytetarëve dhe ka mbetur në dorën e të fortëve. Sikur ta dini sa prokurorë disponojnë të drejta mbi vijën bregdetare është për të vënë duart në kokë.

5-Prioriteti tjetër është mbyllja e procesit të legalizimeve për shtëpitë, jo për bizneset dhe legalizimi i tokës bujqësore.

6-Prioriteti tjetër është transformimi i infrastrukturës në universite. Tirana duhet të ketë infrastrukturën e re universitare që të jetë njësoj si stadiumi. Siç sot kemi stadiumin më të bukur në rajon duhet të kemi edhe kampusin më të bukur në rajon.

7-Shengeni rajonal. Kush është kundër shengenit rajonal nuk kupton asgjë. Shengeni rajonal është një vizion dhe një këmbëngulje nga ana ime qysh në ditën e parë të procesit të Berlinit. Ka qenë i penguar nga presidenti i Serbisë me të cilin unë kam bërë pafundësi debatesh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button