fbpx

Wilderit i mjafton një goditje për të mbrojtur titullin e kampionit

Kampioni i botës në peshën e rëndë në boks, Deontay Wilder, vazhdimisht ka thënë se rimeçi i tij me Luis “King Kong” Ortizin do të përfundojë me nokaut, njofton Koha.net.

Ai e ka premtuar vazhdimisht këtë dhe ka këshilluar të gjithë që shikojnë rimeçin të mos shkojnë në tualet apo të kontrollojnë celularët pasi mund të vijë nokauti në çdo moment.

Dhe ashtu ndodhi.

Ortiz po dominonte ndaj Wilderit dhe ishte para me pikë në vlerësimin e të gjithë gjyqtarëve, derisa Wilder dha një të djathtë shkatërruese në pjesën anësore të ballit të Ortizit, duke e nokautuar në raundin e shtatë dhe duke e mbrojtur titullin në versionin WBC për herë të dhjetë, shkruan ESPN, transmeton “Koha Ditore”. Wilder mbajti titullin e kategorisë së rëndë me fitoren e arritur para dhjetë mijë shikuesve në “MGM Grand Arena” të Las Vegasit. Ai ka kaluar për mbrojtje të titullit legjendat si Mike Tyson e Joe Frazier.

“Mund të shihni pse boksierët e tjerë të peshës së rëndë nuk duan të ndeshen me Ortizin. Ai është shumë dinak. Lëviz shumë mirë dhe ka një inteligjencë shumë të lartë të boksit. Duhej të bëja matjet në një vend të caktuar. Duhej të bëja kalkulimet e mia dhe më në fund gjeta distancën e duhur për të lëshuar goditjen time”, ka thënë Wilder.

Fitorja ishte pengesa e fundit e Wliderit para rimeçit me britanikun Tyson Fury, me të cilin ka marrëveshje për t’u ndeshur, me gjasë në“MGM Grand”, më 22 shkurt.

Wilder, që po boksonte në “MGM Grand” për herë të parë që kur fitoi titullin e botës me vendim unanim ndaj Bername Stivernes në janar të vitit 2015, pranoi përballjen me Ortizin, ndonëse kishte firmosur për rimeç me Furyn.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button