Epidemi globale e mosaktivitetit tek fëmijët

Katër në pesë fëmijë të moshës 11 deri 17 vjeç në të gjithë botën nuk po bëjnë ushtrime fizike të mjaftueshme, sipas analizës së parë të këtij lloji.

Organizata Botërore e Shëndetit thotë se shëndeti i fëmijëve, zhvillimi i trurit dhe aftësitë e tyre sociale janë duke u dëmtuar, transmeton Klan Kosova.

Mosarritja e orës së rekomanduar në ditë stërvitje është një problem universal në vendet e pasura dhe të varfra.

Sipas studimit djemtë ishin më aktivë se vajzat në gati 146 vendet e studiuara, përveç katër prej tyre.

Çka llogaritet si ushtrim?

Çdo  gjë që e bën zemrën të rrah më shpejt dhe mushkëritë marrin frymë më fort.

Mund të përfshijë:

vrapimin
çiklizëm
not
futboll
kërcim
gjimnastikë

Synimi është 60 minuta ushtrim i moderuar  në ditë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button