PEPR kërkon veting menjëherë: Gjykatësit nuk janë futbollistë që t’u duhet përgatitje

Partia për Emancipim të Plotë të Romëve (PEPR), reagon ndaj zërave që kërkojnë të mos shpejtohet me vetingut, pasi që për të njëjtin duhen përgatitje, transmeton Portalb.mk.

“Nëse vetingu bëhet shumë shpejtë nuk do të paska efekt. Duam vetingu të fillojë menjëherë edhe atë fillimisht me ata gjykatës të cilët dyshohen dhe ka indikacione se aktgjykimet e tyre janë të dyshuara dhe të padrejta. Është e paqartë pse kërkojnë përgatitje, nuk janë futbollistë që t’i përgatisim për terren që të luajnë ndeshje. Nëse duam të sjellim drejtësi në këtë shtet, patjetër që të shihet se me çfarë këmishe ka ardhur si gjykatës dhe çfarë këmishe tani ka të veshur”, thonë nga PEPR.

Ata, kërkojnë që të shqyrtohet prejardhja e pronës së çdo gjykatësi, por edhe të gjitha aktgjykimet që i ka miratuar.

Lexo gjithçka për reformat në gjyqësor, përfshirë edhe “vetingun”: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button