Është arrestuar një dado në Shkup, pasi e ka sulmuar fizikisht një fëmijë dyvjeçar

Një dado nga Shkupi është arrestuar në Polici pasi që është paraqitur se fizikisht e ka sulmuar një fëmijë dyvjeçar, informojnë nga MPB, transmeton Portalb.mk.

“Më 21.11.2019, në ora 15:57 në Shkup, zyrtarët policorë nga Stacioni i Policisë Aerodrom e kanë privuar nga liria Zh.P. (59) nga Shkupi, duke vepruar pas paraqitjes paraprake M.A., pronar i një objekti hotelierik në Shkup. Ai ka paraqitur se në fushën e lojërave në objektin hotelierik, e paraqitura fizikisht e ka sulmuar një fëmijë. Pas marrjes së masave është konstatuar se ajo ka qenë e punësuar që të punojë si dado te D.D. (43) nga Shkupi dhe fizikisht e ka sulmuar djalin e tij dyvjeçar. Ekipi i policisë ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes”, thonë nga SPB Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button