Presidenti Pendarovski dhe kryeministri Zaev ua urojnë shqiptarëve Ditën e Alfabetit Shqip

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe kryeministri Zoran Zaev, me rastin e shënimit të 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit Shqip, u dërguan urim pjesëtarëve të etnisë shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Krijimi i alfabetit dhe kodifikimit të një gjuhe është një nga hapat më domethënës të vetidentifikimit të një populli. 22 Nëntorit është ditë e rëndësishme për popullin shqiptar, por edhe për gjithë Republikën e Maqedonisë së Veriut, meqë, në këtë datë të vitin 1908, intelektualët shqiptarë të Kongresit të Manastirit morën vendim për unifikimin e alfabetit shqip. Me këtë praktikisht u nxit ngritja politike, kulturore e arsimore e shqiptarëve.

Duke e kremtuar këtë festë, ne si shoqëri bashkëkohore, multietnike dhe multikulturore i dëshmojmë angazhimet tona për ndërtim të një shoqërie për të gjithë, ashtu si edhe një të ardhme më të mirë e më të ndritshme për çdo qytetar tonin. Respektimi dhe vlerësimi i dallimeve ndërmjet vete janë ato që na afrojnë, bashkojnë dhe na bëjnë unikë në menaxhimin e sfidave.

Së këndejmi, në këtë rast, dua bashkësisë etnike shqiptare t’ia uroj Ditën e Alfabetit, kurse të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut t’i porosis se rruga e vërtetë e ndërtimit të shtetit evropian është përmes respektimit, bashkëpunimit dhe përbashkësisë.
Gëzuar 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit Shqip!”, thuhet në kumtesën e presidentit.

Kryeministri Zaev sot në profilin e tij në Fejsbuk, publikoi një video urim deri te pjesëtarët e komunitetit etnik shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut me rastin e shënimit të 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

“Së bashku rritemi, mësojmë, zhvillohemi, 111 vjet. Urime Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe!”, theksohet në tekstin që shoqërohet në video urimin e Zaevit. .

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button