Arratisja e Gruevskit mund të ndalohej, edhe nëse ka qenë “qytetar i lirë”

Kryeministri Zoran Zaev, jo për të parën herë, deklaron se nuk ka qenë e mundur të ndalohet arratiset ikja e Nikolla Gruevskit, mes tjerash edhe për shkak se ai ka qenë qytetarë i lirë (për këtë nuk kanë mundur të ndërmarrin masa të ndjekjes ose mbikëqyrjes speciale të tij dhe se nuk ka pasur urdhër nga gjykata për vuajtjen e dënimit). Ky konstatim i Zaev për Gruevski si qytetar i lirë është i vërtetë në dukje, por është gjysmë i vërtetë në thelb, ja përse, shkruan “Vërtetëmatësi”.

Nikolla Gruevski mori aktgjykimin fajtor dhe dënim me dy vite burg në rastin “Tenk” të cilin e udhëhiqte Prokuroria Speciale Publik. Para hyrjen në fuqi të dënimit, sipas Kushtetutës tonë dhe legjislacionit penal, është e saktë se çdo qytetarë është i lirë, ndërsa supozimi për pafajësi duhet të respektohet.

Por, Nikolla Gruevski, së pari, ishte qytetarë i lirë me të drejta të kufizuara qytetare, atij ju ndalua dalja nga shteti, ndërsa dy pasaportat, personale dhe diplomatike ju morr si mas për siguroi. Këtë e vërtetoi edhe kryetari i gjykatës penale në Shkup Ivan Xholev menjëherë pas arratisjes së Gruevskit dhe fërkimet me Ministrinë për Punë të Brendshme Oliver Spasovski i cili drejtoi gishtin ka gjykata.

Së dyti, një hulumtim i detajuar i “Vërtetmatësit” menjëherë pas arritjes, tregoi se sipas kompetencave të ka Ministria për Punë të Brendshme, ka mundur që “mbi qytetarin e lirë” të implementojë “mbikëqyrje operative” edhe pa urdhër nga gjykata, si person siguria e të cilit është e nevojshme, para së gjithash nga aspekti i sigurisë së tij personale, e cila nuk është sikurse e ajo e “qytetarit të thjeshtë” por për persona të funksioneve të larta publike, ish kryeministër prej më shumë se 9 vitesh dhe i cili nuk ishte i prekur vetëm nga kjo lëndë, por edhe nga shumë të tjera, me interes të lartë publik. Sepse drejtësia e barabartë dhe zbatim i ligjeve për të gjithë, është e drejtë themelore universale, por edhe parim themelor i këtij shteti sipas Kushtetutës dhe ligjeve ekzistuese.

Fundja, sipas kryetarit të përmendur të gjykatës Xholev, në deklaratën e tij të atëhershme, po ashtu, vërtetoi se MPB ka mundur edhe vetë të veprojë:

Është e saktë se MPB vepron në pajtim me urdhrat dhe vendimet të cilat i merr Gjykata, megjithatë nuk duhet të harrojmë se vepron edhe në pajtim me urdhrat të cilat jepen edhe nga ana e Prokurorisë, si dhe me vetëiniciativë kur bëhet fjalë për ndalim të krimit ose ndalimit në rastin për konkret të personit i cili pa pasaportë ka lëshuar shtetin në mënyrë ilegale, nëse supozohet se një gjë e tillë ka ndodhur. 

Por,  opinioni mundi të verifikojë se kjo nuk është zbatuar, ndërsa hetimi edhe pse formalisht nuk ka mbaruar, u mbështet në konstatimin e Prokurorisë se asnjë individ apo institucion nuk ishte shpallur fajtor për ndonjë vepër penale.

Për shkak të argumenteve të lartshënuara të kryeministrit Zaev se Gruevski ” ka qenë qytetarë i lirë deri në momentin derisa gjykata nuk jep urdhër për vuajtjen e dënimit, por dy ditë më parë ai ka lëshuar vendin”, e vlerësojmë si gjysmë të vërtetë. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button