Shou gjyqësor në RMV: Janeva anonime, Ruskoska “shkund nga brekët gjyqtarët”

Gjykata e Apelit e Maqedonisë së Veriut, të martën vendosi që ish kryeprokuroren speciale, Katica Janeva e cila është e dyshuar në rastin “Reket”, nga paraburgimi ta dërgojë në burg-shtëpiak, prej ku do ta pret gjykimin i cili do të fillojë më 3 dhjetor, njofton Portalb.mk.

Janeva, e cila deri dje udhëhiqte me institucionin me reputacion më të lartë dhe më të besueshëm te qytetarët, të martën në mbrëmje, derisa policët e shoqëronin prej furgonit të policisë deri në banesën e saj, ishte maskuar tërësisht me një mushama të zezë dhe në kokë kishte vënë kapelë, për t’u ikur fokuseve të kameramanëve dhe fotoreporterëve.

“Më mbani për krahu”, ishin fjalët e vetme të Janevës anonime, që ua tha policëve derisa e zbritnin prej furgonit të policisë dhe pastaj nuk foli fare. Janevën nuk e shtyu të flasë as pyetja e njërit prej gazetarëve, i cili tha nëse “xhaketa që e ka mbuluar fytyrën dhe trupin e saj, ia mbulon turpin“.

Rrjetet sociale, kanë “vluar” nga reagimet e opinionit në vend pasi Janeva u nxor nga burgu i Shutkës, e aq më shumë pasi e njëjta ishte tërësisht e mbuluar. Disa media të caktuara, madje hidhnin dyshimet, nëse me të vërtetë ka qenë Janeva, megjithatë e njëjta është demantuar nga autoritetet.

“Shou” i nxjerrjes nga burgu, nuk ka mbaruar me kaq.

Prokurorja e lëndës “Reket”, e cila është edhe shefe e Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, Villma Ruskoska, me të marrë lajmin se është miratuar vendimi që Janeva të dërgohet në burg shtëpiak, e ka kërcënuar njërin prej anëtarëve të Gjykatës së Apelit, madje duke përdorur fjalë të pahijshme.

“Në rast se ti me Këshillin e keni lëshuar Katicën, ta dish se do t’ju shkund nga brekët gjithë Këshillin me hetim financiar. Për shkak të gjykatësve si Ju, asnjëherë nuk do të hyjmë në BE. Në rast se nuk është Këshilli yt, kërkojë falje. Por në rast se jeni Ju, do ta shihni”, ka shkruar Ruskoska.

Gjykata e Apelit, e ka paraqitur Ruskoskën në Polici, por edhe te Këshilli i Prokurorëve dhe të kryeprokurori shtetëror, Lubomir Joveski. Menjëherë ka ardhur reagimi i Joveskit, i cili SMS-në Ruskoskës e ka arsyetuar si shprehje momentale.

Ndaj Ruskoskës ka reaguar edhe Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë së Veriut, i cili e dënon sjelljen e prokurores dhe vlerëson se është në kundërshtim me Kodin Etik të Prokurorëve.

Ndryshe, në rastin “Reket, të akuzuar janë Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13, ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva dhe Zoran Milevski i njohur me nofkën Zoki Kiçeec. Boki 13 akuzohet se, ka kryer veprën penale “larje parash”, Janeva për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq Kiçeeci për veprën “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm”.
Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.
Në rastin “Reket” të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” me kryetar Boki 13, deputetja e Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), Frosina Remenski, babai i Boki 13 – Mile Jovanovski, nënpresidentja e Lidhjes NdërkombëtareJasna MandiqKristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button