Zekiri: Nuk e dua BDI-në në koalicioni, është e keqja e shqiptarëve

Nënkryetari dhe deputeti i partisë në pushtet, Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Muhamed Zekiri dje në emisionin “Click Plus” ka deklaruar se nuk e do Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI) në koalicion, sepse ajo është gjëja më e keqe që u ka ndodhur shqiptarëve,  transmeton Portalb.mk.

“Unë personalisht nuk e dua BDI-në në koalicion dhe ajo është gjëja më keqe që mund t’u kishte ndodhur shqiptarëve”, tha Zekiri.

Ndaj të njëjtës parti, Zekiri ka dërguar kritika edhe për çështjen e punësimeve. Sipas tij, BDI-ja më mirë pranon të punësohet një maqedonas, se sa një shqiptar i LSDM-së.

BDI dhe LSDM bashkëqeverisin që për më shumë se dy vjet, pasi në korrik të 2017-s nga pushteti u rrëzua VMRO-DPMNE-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button