Mickoski foli në bullgarisht përpara Borisovit dhe e përkrahu Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në Zagreb është takuar me kryeministrin bullgar, Bojko Borisov, njofton Portalb.mk.

Borisov ka publikuar video nga fillimi i takimit në të cilin shihet se një pjesë të fjalëve i flet në gjuhën bullgare.

Borisov e pyet edhe nëse e përkrah Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë, ndaj të cilës Mickoski thotë se gjithçka që mund të sjellë punë të mira për dy vendet, atë e përkrahë dhe këtu nuk ka mëdyshje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button