Eliza Abdija me mesazh të fortë: Është koha të rrëzohen muret dhe fëmijët të mësojnë bashkërisht (VIDEO)

Në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut sot është zhvilluar aktivitet për Ditën Botërore të Fëmijëve. Ajo që ka lënë mbresa, është fjalimi i Eliza Abdijës e cila duke drejtuar kritika të ashpra deri te sistemi aktual arsimor, i cili sipas saj ka krijuar mur ndarës mes fëmijëve të etniteve të ndryshme, kërkoi sistem arsimor të integruar dhe ku nxënësit do të mësojnë në një vend, transmeton Portalb.mk.

“Problemi kryesor i shoqërisë sonë është fakti se ne dimë të jetojmë pranë njëri – tjetrit, por jo edhe me njëri – tjetrin. Fëmijët nuk janë të izoluar nga e një gjë e tillë që ekziston ke ne, e cila fillon nga baza të ndryshme si: etnike, fetare, socio-ekonomike, politike ose me aftësi ndryshe. Këtë ne e ndjejmë në shkolla, e dëgjojmë në media dhe në komuna tona. Nxënësit nga etnitete të ndryshme vazhdojnë të jenë të ndarë, në ndërrime dhe ndërtesa të ndara. Ata mbrohen me policë dhe nuk kanë mundësi të marrin pjesë në formë aktive në procesin arsimor. Është koha ta ndryshojmë këtë realitet, t’i rrëzojmë muret dhe ta ndaloni ndarjen e nxënësve”, tha Eliza Abdija.

Krahas kësaj, fjalime kanë mbajtur edhe fëmijë dhe të rinj të tjerë, të cilët kërkuan përfshirje të të rinjve në mënyrë aktive, zgjidhjen e problemit me ndotjen, uljen e papunësisë dhe shpërnguljes së të rinjve, realizimi praktik i inkluzivitetit dhe parandalim dhe luftim të dhunës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button