Teuta Arifi ka një kërkesë për Qeverinë

Teuta Arifi, Kryetarja e Tetovës ka dërguar një kërkesë deri te Qeveria për të bërë një rikategorizim të rrugëve lokale në qytet që të ndërtohet një rrethrrotullim i ri, ku përfshihet aksi për Trebosh deri në kryqëzimin e rrugës Tetovë-Jazhincë, transmeton Portalb.mk.

“Kjo ishte kërkesa jonë e shtruar në seancën qeveritare dhe u pranua në formën e një konkluze. Ideja është të ndërtohet një rrethrrotullim për ato automjete që qyteti nuk është destinacioni i tyre i fundit, ta anashkalojnë Tetovën dhe të vazhdojnë nga destinacionet të tjera”, deklaroi kryetarja e Komunës, Teuta Arifi.

Gjithashtu tentohet të vazhdohet bulevardi “Vidoe Smilevski-Bato”, si një përpjekje për funksionalizimin e komunikacionit në qytet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button