Qeveria e Maqedonisë së Veriut e ka miratuar Strategjinë për transparencë pre j vitit 2019 deri në vitin 2021

Me propozim të ministrit pa resor i obliguar për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë, Robert Popovski, në seancën e 166-të është miratuar Strategjia për transparencë të Qeverisë për periudhën prej 2019-2021, njofton Portalb.mk.

Strategjia ndiqet me plan aksionar, për avancimin e ambientit për transparencë dhe besueshmëri në punën e institucioneve përpara integrimit të vendit në BE dhe NATO.

Në atë drejtim, sot është promovuar edhe platforma “Financa të hapura” nëpërmjet të cilës qytetarët do të munden t’i ndjekin harxhimin e parave të tyre në buxhet, nga ana e shfrytëzuesve buxhetor fillimisht në nivel qendror, dhe më pas në fazën e dytë, në nivel lokal.

Në procesin e përgatitjes së Strategjisë për transparencë ka marrë pjesë edhe Fondacioni “Metamorfozis”.

“Nevoja për Strategji për transparencë u identifikua prej rezultateve të Indeksit të përgjegjësisë, hulumtimit të Fondacionit “Metamorfozis” të përkrahur nga Bashkimi Evropian i cili tregon se dallimet e mëdha të transparencës mes institucioneve kanë të bëjnë për shkak të mosekzistimit të politikës së pushtetit qendror për transparencë. Strategjia për transparencë duhet të vendos parime themelore për transparencë dhe hapje sipas të cilës udhëhiqen të gjitha organet e pushtetit ekzekutiv. “Metamorfozis” do të vazhdojë ta ndjekë hapjen e institucioneve nëpërmjet Indeksit të hapjes dhe t’i identifikojë efektet potenciale të Strategjisë për transparencë”, deklaroi drejtoresha e programit në Fondacionit “Metamorfozis”, Qëndresa Sulejmani.

LEXO: Qeveria e RMV-së e promovoi portalin “E-financa”, pret ulje të korrupsionit në shfrytëzimin e parave të qytetarëve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button