Hapja solemne e objektit të rinovuar të Teatrit Shqiptar e pret pranimin teknik

Hapja solemne e objektit të rinovuar të Teatrit Shqiptar në Shkup është në procedurën e realizimit të pranimit teknik, që nënkupton dhënie të lejes për lëshim në përdorim të objektit nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, transmeton Portalb.mk.

Këtë e bëri të ditur pjesëtarja e Teatrit të Shqiptar të Shkupit, Anita Latifi.

“Jemi duke pritur që Ministria e Transportit dhe Lidhjeve të formojë komision i cili do të vijë në teatër të kryejë mbikëqyrjen, pas së cilës do të jepet leje edhe për lëshim në përdorim të objektit. Kjo duhej të ndodhte këtyre ditëve, por ja që ende nuk kanë ardhur. Pasi të mbarojë kjo procedurë, do të caktohet edhe data e premierës”, tha Latifi.

Marrja e pranimit teknik, do ta hapë rrugën për premierën e shfaqjes së regjisorit nga Shqipëria, Altin Basha. Krahas kësaj, në përgatitje është edhe shfaqja në regji të Kristina Dimitrova.

Lëshimi në përdorim i objektit të rindërtuar prej pesë vjetëshTeatrit Shqiptar të Shkupit është shtyrë disa herë. Megjithëse objekti amë ishte në rinovim, kjo nuk e ka penguar realizimin e shfaqjeve, të cilat janë shfaqur herë në Qendrën Teatrore të Fëmijëve e herë në Teatrin e Komedisë, ku mesatarisht kanë arritur deri në tre brenda një viti. Shfaqja e fundit u realizua në fund të prillit.

Për përfundim të punimeve rinovuese të Teatrit Shqiptar të Shkupi në vitin 2018 janë ndarë 250 milionë denarë, e kurse për lëshim në përdorim të objektit në vitin 2019 janë ndarë 50 milionë denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button