Inter hodh sytë nga PSG, shënjestroi dy yjet e mbrojtjes

Merkato e janarit është shumë pranë dhe Inter pritet të jetë një nga ekipet më aktive, transmeton OraNews.

Zikaltërit kërkojnë të rikthehen te trofetë dhe Antonio Conte ka përpiluar një listë me lojtarët që dëshiron në ekip. Italiani do të bëj për herë të parë i vetëm merkaton te tre herë kampionët e Evropës dhe mbrojtja duket se është reparti që po çalon më shumë.

E për këtë, drejtori sportiv, Piero Ausilio ka nisur nga puna. Numri 1 i merkatos së Inter ka hedhur sytë nga Paris Saint Germain për tu përforcuar në prapavijë, aty ku ka shënjestra, Meunier dhe Kurzawa.

Dy mbrojtësit e krahut janë në skadim të kontratës në kryeqytetin francez. Diçka që e shtyn akoma dhe më shumë Interin, që mund të firmos me ta pa asnjë shpenzim në merkaton e verës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button