Zvicra krenohet, “bomberi” shqiptar që shënoi tetë gola për 70 minuta

Ekipet kombëtare të Zvicrës po përfitojnë gjithnjë e më shumë nga talenti shqiptar, transmeton OraNews.

Përpos ekipit A, Helvetët po marrin frytet e djaloshëve shqiptar në kombëtaret e moshave. Diçka e tillë shihet në ndeshjen përballë Gjibraltarit, e vlefshme për kualifikueset e Euro U-19.

Zvicra fitoi me rezultatin e thellë 16-1. Një fakt interesant është që 11 gola mbajnë firmën e lojtarëve me origjinë shqiptar.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Brighton, Lorent Tolaj, i cili ka shënuar plot 8 gola, i cili i shënoi brenda 70 minutash dhe mesfushorit, Orges Bunjaku. 18-vjeçari ka shënuar tripletë teksa ka dhuruar dhe 4 asiste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button