Ish prokurorja speciale, Katica Janeva në paraburgim shtëpiak

Ish prokurorja speciale, Katica Janeva, është lëshuar në burg shtëpiak nga burgu në Shuto Orizare, njofton Portalb.mk.

Janeva është në paraburgim prej më 21 gushti, kur dhe u arrestua në shtëpinë e saj në lagjen e Shkupit, Kozle.

Gjykata e Apeli te ka pranuar kërkesën e të akuzuarës Janeva për të shkuar në burgim shtëpiak për shkak të gjendjes shëndetësore. Asaj i është marrë pasaporta dhe e njëjta nuk guxon ta lëshojë shtetin as me letërnjoftim. Janeva gjithashtu e ka të ndaluar të komunikojë me personat e përfshirë në “Reket“.

Drejtori i Burgut, Esad Rahiq, thotë se vendimi i Gjykatës së Apelit është miratuar sot dhe i njëjti nuk ka arritur tek ata, sapo të arrijë ata do ta zbatojnë.

Gjykimi për rastin “Reket”, do të fillojë më 3 dhjetor.

Ndryshe, në rastin “Reket, të akuzuar janë Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13, ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva dhe Zoran Milevski i njohur me nofkën Zoki Kiçeec. Boki 13 akuzohet se, ka kryer veprën penale “larje parash”, Janeva për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq Kiçeeci për veprën “marrje e shpërblimit tëjashtëligjshëm”.
Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.
Në rastin “Reket” të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” me kryetar Boki 13, deputetja e Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), Frosina Remenski, babai i Boki 13 – Mile Jovanovski, nënpresidentja e Lidhjes NdërkombëtareJasna MandiqKristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button