Metodologjia e Francës nuk do të diskutohet as sot në Këshillin e përgjithshëm të BE-së (VIDEO)

Metodologjia e re e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE) e propozuar nga Franca, nuk do të diskutohet as sot në mbledhjen e Këshillit për punë të përgjithshme, deklaroi ministrja për çështje evropiane e Finlandës, Titi Tupurainen, njofton Portalb.mk.

“Nuk do të diskutojmë për iniciativën franceze sot, do të kthehemi në politikën e zgjerimit dhe do të dërgojmë mesazh të fuqishëm deri te shtetet e Ballkanit Perëndimor, se BE-ja do ta mbajë fjalën dhe do të kthehen në këtë temë pranverën e ardhshme”, tha Tupurainen.

Për ta shqyrtuar metodologjinë e Francës dhe për të sjellë vendim, Tupuraineni tha se duhet Komision i ri.

LEXO: Teksti në formë integrale e “non pejperit” francez për ardhmërinë e zgjerimit të BE-së

Paraprakisht, Franca e ka shpalosur “non-pejperin” e metodologjisë reformuese të procesit të zgjerimit. Në të, ajo kërkon “qasje të rinovuar” në procesin e zgjerimit ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor. Edhe nga Komisioni Evropian kërkohet që deri më janar 2020 të publikojë metodologji të re në procesin e aderimit, e cila do të aplikohet gjatë fillimit të negociatave për aderim me vendet kandidate. Ndër pikat kryesore të “non-pejperit” janë:

  • Qasja e rinovuar duhet të bazohet në 4 parime: Qasje graduale, kushte të rrepta, përfitime materiale, reverzibilitet i procesit dhe
  • Menaxhim politik më i fortë.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut e ka komentuar “non pejperin”, duke thënës “se është shumë me rëndësi që kornizën të cilën e propozon Franca, e konfirmon anëtarësimin në BE si qëllim kryesor dhe final në procesin që për ne është kusht i domosdoshëm që të shqyrtohet”.

Propozimi francez nuk është pritur mirë në Maqedoninë e Veriut, ngaqë ajo prolongoi për në maj të 2020 marrjen e datës për çeljen e negociatave anëtarësuese me BE-në, të cilat priteshin të ndodhnin në muajin tetor. Mosçeljen e negociatave në tetor, kreu i Komisionit Evropian (KE) e kanë cilësuar si “gabim historik”, ndërkaq kreu shtetëror në RMV si shenjë përgjegjësie shpalli zgjedhje të parakohshme parlamentare për më 12 prill të 2020-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button