RMV, gjykatësit kushtetues do të diskutojnë për vjetërsimin e lëndëve

Gjykatësit kushtetues sot në kolegjium do të diskutojnë për iniciativën për nenin 353, paragrafi 5 nga Kodi Penal, i cili ka të bëjë me vjetërsimin e lëndëve ose zvogëlimin e dënimeve për rastet lidhur me keqpërdorimin e detyrës dhe autorizimit zyrtar, njofton Portalb.mk.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Sali Murati dje paralajmëroi se në kolegjium detalisht do të bisedohet për këtë iniciativë dhe do të miratohet qëndrim.

“Ne në Gjykatën Kushtetuese kemi qasje serioze ndaj çdo lënde. Lënda është anuluar javën e kaluar. Për shkak të seriozitetit të punës kemi caktuar kolegjium me gjykatësit, ne të cilin detalisht do të diskutojmë për këtë problematikë. Pasi që do të mbarojmë me kolegjiumin, do të marrim qëndrim për procedurën e mëtutjeshme”, deklaroi Murati.

Iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së paragrafit 5 të nenit 353 për keqpërdorim të detyrës zyrtare është dorëzuar nga avokati Elenko Millanov, i cili i mbron disa funksionarë në rastet që i ka udhëhequr Prokuroria Speciale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button