Ekspozitë e studentëve të shpërblyer të Institutit ndërkombëtar të modës “Izet Curi”

Në hapësirat e “Institutit Francez” në Shkup, sot, me fillim prej ora 18:00 do të hapet ekspozita e Institutit ndërkombëtar të modës “Izet Curi”.

Në këtë ekspozitë do të prezantohen studentët e shpërblyer nga ana e Institutit Francez në Shkup, i cili ka ndarë tre shpërblime për arritje vjetore dhe sukses të studentëve.

“Tre studentë nga Instituti ndërkombëtar i modës ‘Izet Curi’, me mbështetjen e Instituti Francez në Shkup, në shtator e vizituan Panairin e modës në Paris si dhe institucione tjera të modës. Sot, pikërisht vitrina e Institutit do të jetë vendi ku tre studentët e talentuar Musli Karaliti, Melania Nikoloska dhe Marina Karçevska, do t’i shfaqin dizajnet e shpërblyera, ndërsa hapësira nikoqir ku ata para të pranishmëve do t’i ndajnë përshtypjet, impresionet dhe inspirimet e tyre”, informojnë organizatorët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button