Mekalister: BE të përmirësojë gabimin me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Dejvid Mekalister, Kryetari i Komitetit për politikë të jashtme në Parlamentin Evropian e ka llogaritur gabim refuzimin që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të fillojnë negociatat, gabim i cili sipas tij duhet të përmirësohet sa më shpejtë, transmeton Portalb.mk.

“Ajo është në interes tonë. Mirë është që Kroacia në marrëveshje me Gjermaninë e cila atëherë do të kryesojë me Këshillin e BE-së do t’i kushtojë vëmendje të veçantë atij rajoni”, ka thënë Mekalister.

Ai mendon se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor do të stabilizojë edhe Evropën. Por paralajmëron se akoma në rajon ka çështje të pazgjidhura mes vendeve të ish-Jugosllavisë.

Mekalister paralajmëroi se në Zagreb më 20 dhe 21 nëntor në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane do të bisedohet për zgjerimin e BE-së., duke shpresuar se Kroacia e cila do të marrë kryesimin e BE-së vitin e ardhshëm, në krye me kryeministrin Andrej Plenkoviq do të udhëheqin politika pro zgjerimit të BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button