Forumi ministror për drejtësi dhe punë të brendshme, Deskoska pret rinjohje të reformave gjyqësore

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot dhe nesër do të zhvillohet “Forumi i ministrave për drejtësi dhe punë të brendshme të Bashkimi Evropian (BE) – Ballkani Perëndimor”, në kuadër të kryesimit të Finlandës me Këshillin e BE-së, njofton Portalb.mk.

Dita e parë e konferencës do t’i kushtohet sektorit të drejtësisë, ndërsa dita e dytë sektorit për punë të brendshme.

Në forum, ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska pret që BE-ja ta konfirmojë njohjen e reformave të drejtësisë.

“Pres që do ta marrim edhe njëherë njohjen për reformat që i kemi bërë, në sferë e drejtësisë të cilat ishin”, tha Deskoska. 

Siç deklaroi më tej, në Forum pritet të diskutohet edhe për kushtet në burgje dhe reformën zgjedhore.

“Temat që sot do t’i diskutojnë janë reformat në gjyqësor në Ballkanin Perëndimor, sundimi i së drejtës, kushtet në burgje, dhe ajo çfarë nënkupton reformë në sistemin zgjedhor, gjegjësisht për sigurimin e zgjedhjeve demokratike dhe korrekte”, tha Deskoska.

Deskoska paraprakisht është takuar me eurokomesaren për drejtësi, konsumatorë dhe barazi gjinore, Vera Jurova në të cilin është biseduar për procesin reformues të RMV-së.

Siç njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë, në takim Deskoska ka shprehur keqardhje për mungesën e vendimit për çeljen e negociatave BE-RMV, megjithëse ka deklaruar se kjo nuk e ka penguar realizimin e reformave në shtetin tonë dhe se pret që BE-ja ta rishqyrtojë vendimin në drejtim të afrimit të saj me Ballkanin Perëndimor.

Në këtë forum, pjesëmarrës do të jenë përfaqësues të ministrive të Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme të Finlandës, të Gjermanisë dhe Kroacisë, komisarë të BE-së për drejtësi, për barazi gjinore, konsumatorë, për emigrantë, punë të brendshme dhe shtetësi, Vera Jourova dhe Dimitris Avramopolus, si dhe përfaqësues tjerë të institucioneve evropiane.

Ndërkaq shtetet e Ballkanit Perëndimor si, Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut do të përfaqësohen me pjesëtarë të lartë të ministrisë së drejtësisë dhe punëve të brendshme.

Forumi është pjesë e Strategjisë për përkrahje të shteteve të Ballkanit Perëndimor në rrugën për anëtarësimin e plotfuqishëm në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button