Hong Kong: Arrestohen protestuesit teksa largohen nga kampusi universitar

Shumë protestues janë arrestuar derisa kanë tentuar të ikin nga kampusi i Universitetit të Hong Kongut, që ishte rrethuar nga policia, njofton REL.

Një grup prej 100 personave kanë tentuar të largohen nga Universiteti Politeknik, mirëpo janë përballur me gaz lotsjellës dhe plumba gome.

Kjo është hera e tretë që protestuesit kanë tentuar të ikin, pas një nate të përleshjes mes protesutesve dhe policisë.

Javët e kaluara, Universiteti Politeknik ishte kthyer në skenë të dhunës, pasi protestat ishin përfshirë nga dhuna.

Në të njëjtën kohë, një gjykatë në Hong Kong ka cilësuar jokushtetues vendimin e qeverisë kundër vendosjes së maskave.

Në muajin tetor, qeveria pati kërkuar ndalimin e vendosjes së maskave në protesta, mirëpo protestuesit nuk kanë zbatuar këtë masë.

Çfarë ka ndodhur një natë më parë?

Universiteti Politeknik është pushtuar nga protesuesit për disa ditë më radhë. Të mbrëmjen e së dielës policia ka paralajmëruar protestuesit se duhet të largohen nga kampusi deri në orën 22:00.

Disa prej tyre janë larguar, derisa të tjerë kanë qëndruar duke hedhur bombola nafte dhe mjete tjera.

Policia më pas ka thënë se mund të përdorë armë zjarri nëse sulmet vazhdojnë.

Në një deklaratë të lëshuar nga universiteti të dielën, është thënë se në natën e së dielës është bërë shkatërrim i madh.

Si ka arritur situata deri këtu?

Përgjatë protestave në Hong Kong, kampuset universitare kanë qenë pjesërisht të lira. Mirëpo javën e kaluar, Universiteti Kinez i Hong Kongut është kthyer në skenë të përleshjeve.

Si pasojë e kësaj gjendjeje, universiteti ka anuluar të gjitha ligjëratat për tërë semestrin.

Disa ditë më vonë, protestuesit e Universiteti Politeknik kanë tentuar të bllokojnë një hyrje afër universitetit.

“Ne kemi pushtuar rrugët afër kampusit sepse janë afër tunelit kyç”, ka thënë një protestues për transmetuesin NBC Neës.

“Ne synojmë të bllokojmë trafikun, që njerëzit të mos shkojnë në punë dhe ekonomia të dëmtohet”, ka thënë mes tjerash ai.

Në pasditen e së hënës me kohë lokale, spitali i këtij qyteti ka thënë se 24 persona të moshave nga 16-84 vjeç janë plagosur, katër prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ende nuk është bërë e ditur sa protesues të plagosur gjenden në univeristet.

Pse po mbahen protestat në Hong Kong?

Hong Kongu, koloni e Britanisë deri më 1997, është pjesë e Kinës që funksionon sipas modelit “një shtet, dy sisteme”.

Sipas këtij modeli, Hong Kongu gëzon shkallë më të lartë të autonomisë, në krahasim me Kinën.

Protestat në Hong Kong janë nxitur në muajin qershor kur qeveria ka prezantuar një projektligj që do të mundësonte ekstradimin e të dyshuarve në Kinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button